KryesoreLajme

Ndihmës Sekretari i NATO-s dënon sulmin në Ibër Lepenc, kërkon hetim të plotë dhe transparent

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, e ka pritur në selinë e NATO-s presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Mes tjerash në takim është diskutuar për sulmin që ka ndodhur më 29 nëntor në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok.

“Goffus e dënuar sulmin e së premtes në infrastrukturën kritike në Zubin-Potok”, ka njoftuar zëdhënësja e NATO-s, përmes në postimi në platformën “X”.

Lexo më shumë  Muja: Në një dokument të vetëm rrënohet propaganda opozitare mbi energjinë

Tutja ajo, duke cituar Goffus, ka thënë se “Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal”.

Për takimin me Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka shkruar edhe presidentja Osmani, e cila ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi angazhimet e përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë.

Lexo më shumë  Mungesë e ilaçeve dhe rimbursimit, trajtimi i kancerit në Onkologjikun e Tiranës bëhet privilegj për të pasurit

“Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

Takimi me zyrtarët e lartë të NATO-s vjen pak ditë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë.

YouTube player