KryesoreLajme

Ndihmë e madhe për mediat/ Kurti i kërkon Facebookut heqjen e kufizimeve për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga rrjeti social Facebook që të heqë kufizimet që vlejnë për përdoruesit në Kosovë.

Në një takim që ka pasur me Monika Bickert, zëvendëspresidenten për Politika të Përmbajtjes në Meta, që është kompania amë e Facebookut, Instagramit e WhatsAppit, Kurti e ka ftuar Bickertin të konsiderojë mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Ndër çështjet kryesore që u diskutua në takim ishte zgjerimi i mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën. Aktualisht, vendi ynë përballet me kufizime për të shfrytëzuar shumicën e veçorive të monetizimit në Facebook. Hyrja e monetizimit në Kosovë mund të liberalizojë ndjeshëm tregun, duke krijuar mundësi të konsiderueshme për krijuesit lokalë për të përfituar përmes platformës së Facebook-ut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të enjten pasdite.

Sipas njoftimit, Kurti e ka njoftuar Bickertin edhe për politikat dhe tregun e punës dhe shërbimet që karakterizojnë Kosovën si dhe për potencialin në teknologji.

Ai e ka ftuar Bickertin ta vizitojë Kosovën.

YouTube player