Bota

Ndihma për Ukrainën, BE dërgon këstin e parë prej 3 miliardë eurosh

Bashkimi Evropian ka dërguar këstin e parë të paketës së ndihmës prej 18 miliardë eurosh në Ukrainë, raporton Politico. Lajmi është bërë me dije nga presidenca suedeze e BE-së në një deklaratë të martën. Paketa e ndihmës për Ukrainën u miratua nga BE-ja në dhjetorin e kaluar.

“Sot, 3 miliardë euro i paguhen Ukrainës, gjë që më bën shumë krenare dhe gjithashtu tregon se çfarë mund të bëjmë kur jemi të bashkuar”, tha dje Ministrja suedeze e Financave Elisabeth Svantesson. “Ne të gjithë e dimë se në Ukrainë, ata luftojnë gjithashtu për ne,” shtoi më tej ajo.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

Kjo do të jetë pagesa e parë për paketën e ndihmës prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën e miratuar nga vendet anëtare më 12 dhjetor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *