Lajme

Ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe COVID, kritika nga Avokatja e Popullit

Ballanca i quan të pamjaftueshme ndihmat ekonomike për familjet në nevojë dhe personat e infektuar me COVID-19

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca shfaqi shqetësime për rritjen e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, që përsëri mbetet i pamjaftueshëm.

Qeveria parashikon që në buxhetin e vitit të ardhshëm ndihma ekonomike për familjet në nevojë të rritet nga 5500 lekë në 7500 lekë.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

“Ka një hendek shumë të madh në skemën e ndihmës ekonomike në Shqipëri me atë që është minimum I llogaritur sipas shportës dhe shërbimeve minimale që duhet tu garantohen fëmijëve”, u shpreh Ballanca

Ndërkohë, nga ana tjetër, Ballanca kritikoi dhe mbështetjen e ulët financiare për personat e infektuar me COVID-19.

“Mbështetja e ulët financare për covid ishte I pamjaftueshëm nuk i referoheshin ekzaminimeve të detyrueshme që duhej të ishin të përfshira Nga ana tjetër që numriu I personave që kishin përfituar ishte minimal”, deklaroi Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *