Bota

Ndihma e re amerikane për Ukrainën: sulme dhe brenda Rusisë?

Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA do të dërgojë një tjetër paketë ndihme ushtarake në Ukrainë, e cila përfshin sisteme raketore me rreze të mesme veprimi dhe drone, raporton AP.

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë katër sisteme të tjera raketore HIMARS dhe 580 dronë taktikë Phoenix Ghost në Ukrainë, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Ai deklaroi se këto armë i lejuan Ukrainës të vazhdonte luftimin pavarësisht artilerisë superiore ruse.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Deri më tani, SHBA ka dërguar 12 sisteme HIMARS në Ukrainë.

Paketa e re, e cila kap vlerën e 270 milionë dollarëve (264 milionë euro), përfshin disa lloje raketash me sistem drejtimi. Vlera totale e ndihmës ushtarake që SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus tani arrin në 8.2 miliardë dollarë (rreth tetë miliardë euro).

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes mbetet i gatshëm të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi, për shkak të mundësisë që Ukraina mund t’i përdorë ato për të nisur sulme brenda Rusisë, gjë që mund të tërheqë SHBA-në në luftë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *