KryesoreSport

Ndeshja ndaj Anglisë/ Gjimshiti: Atmosferë shumë e mirë në kombëtare, disa ëndrra mund të realizohen, do japim gjithçka në fushë

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti thotë se në ekip ka një atmosferë shumë të mirë, përpara ndeshjes ndaj Anglisë.

Në konferencën për shtyp, ku ishte i pranishëm edhe trajneri Sylvinho, Gjimshiti u shpreh se kuqezinjtë do të japin gjithçka në fushë.

“Besoj që një atmosferë shumë të mirë, frymë të re, kam parë që çdo njeri jep gjithçka në fushë.

Lexo më shumë  Seanca e parë gjyqësore për Erion Veliajn do të mbahet më 9 mars

Besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme.

Ëndrrat thonë që nuk janë të mundura, por disa edhe mund të realizohen.

Pse jo, t’i provosh kur i ke mundësitë, në fund shikohet rezultati.

Forca e tyre, dihej besoj.

Ne jemi përgatitur mirë, do jemi të përgatitur të japim gjithçka në fushë.

Ekipi ka një punë të vështirë, si ekip duhet t’i ndalim sa më shumë sulmin e Anglisë.

Lexo më shumë  Belgjika sekuestron një anije ruse në kuadër të masave të sanksioneve në Detin e Veriut

Besoj, nuk do jenë duele individuale, por duele në skuadër”, theksoi ai.

YouTube player