Ndeshja e 12 tetorit, shiten të gjitha biletat për Shqipëri-Poloni
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e 12 tetorit, ku Shqipëria do të presë Poloninë e Robert Lewandowski në “Arenën Kombëtare”.
Sportelet në kryeqytet janë mbyllur, teksa edhe në dyqanin online shfaqet shkrimi “të shitura”. Interesimi për sfidën vendimtare të Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2022 ishte mjaft i madh, prej ditëve të para kur biletat u hodhën në treg.
Sipas spekulimeve të pakonfirmuara në stadium do të jenë afro 20 mijë tifozë, edhe pse prej pandemisë, në stadiumet shqiptare lejohet vetëm 30 përqind e kapacitetit të spektatorëve.
Rruga Press