BallinaBota

Ndërtesa të shkatërruara nga tërmeti, dhe shtatë viktima në Kroaci

Shikoni si duket Petrinja këtë mëngjes. Midis shtatë të vrarëve ishin dy oficerë policie.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrues me magnitude 6.3 që goditi Kroacinë mesditën e së martës.

Megjithatë, të dhënat mbeten paraprake pasi nuk përjashtohet që viktima të tjera të zbulohen në orët në vijim.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Mes atyre që humbën jetën është edhe një vajzë 12-vjeçare në Petrinja, një djalë 20-vjeçar, një i moshuar dhe një babë e bir, nga e njëjta shtëpi në Majske Poljane afër Glinës.

Të dhënat i konfirmoi Zv/kryetari i Komunës së Glina Branka Bakšić Mitić për Index. Më vonë u konfirmua se një burrë kishte ndërruar jetë në Majske Poljane.

Pas shtatë orësh kërkimesh, u gjet edhe trupi i një burri që mbeti nën rrënojat e një kishe në ŽaŽina.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Të paktën gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 20 u plagosën lehtë, njoftoi Ministria e Brendshme.

Kroacia u godit të martën në orën 12.19 nga një tërmet me magnitutë 6.3 të shkallës Rihter me epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja në një thellësi prej 11.5 kilometra.

YouTube player