Ndërtesa shumëkatëshe në Kiev goditet nga raketat, nuk dihet për viktima
Një ndërtesë banimi pranë aeroportit të dytë të Kievit është goditur nga një raketë mëngjesin e së shtunës, me pamjet nga vendi i ngjarjes që tregojnë një goditje të madhe rreth dhjetë kate më lart.
Muret e jashtme të disa njësive të apartamenteve duken të shkatërruara tërësisht, derisa tymi nuk ndalet.
Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje, por shkalla e viktimave nuk dihet, ka thënë kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko.
Në një postim në Twitter të shtunën në mëngjes, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ndau një foto të ndërtesës së dëmtuar.
“Kiev, qyteti ynë i mrekullueshëm dhe paqësor, i mbijetoi një nate tjetër nën sulmet e forcave tokësore ruse, raketat”, ka shkruar ai.
“Unë i kërkoj botës: izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, vini embargon e naftës, shkatërroni ekonominë e saj. Ndaloni kriminelët rusë të luftës!”, ka shtuar ai.
Raportohet se dy raketa kanë goditur qytetin e Kievit.
Rruga Press