Bota

Ndërron jetë në Sarajevë Hajra Catic, kryetarja e “Gratë e Srebrenicës”

Hajra Catic, kryetarja e shoqatës “Gratë e Srebrenicës”, e cila bën fushatë për të ruajtur ndërgjegjësimin e publikut për gjenocidin e boshnjakëve të vitit 1995, ka ndërruar jetë në Sarajevë.

Hajra Catic e “Gratë e Srebrenicës” ndërroi jetë në Sarajevë të martën, tha për BIRN nënkryetarja e shoqatës, Nura Begovic.

Catic kishte qenë në spital në kryeqytetin boshnjak me probleme në zemër.

Ajo ndërroi jetë pa e gjetur kurrë trupin e djalit të saj i cili u zhduk gjatë vrasjeve masive të boshnjakëve në vitin 1995 nga forcat serbe të Bosnjës të udhëhequra nga Ratko Mlladiç.

Begovic tha se gjetja e eshtrave të djalit të saj ishte dëshira e vetme e mbetur e Hajra Catic.

“Ajo nuk i gjeti kurrë dhe vetëm këtë dëshironte”, tha Begovic.

Para vdekjes së tij, djali i saj Nihad ‘Nina’ Catic raportonte nga Srebrenica e rrethuar për Radio Bosnjën dhe Hercegovinën.

Në transmetimin e tij të fundit më 10 korrik 1995, kur forcat serbe të Bosnjës filluan të pushtonin enklavën, ai raportoi se “Srebrenica po kthehet në thertoren më të madhe”.

Nëna e tij Hajra Catic tha më vonë: “Kur shtrihem dhe kur zgjohem, shtrihem me atë fjali: ‘Srebrenica po kthehet në thertoren më të madhe.’ Domethënë, nuk më del kurrë nga mendja. Nuk mundem ta harroj dot.”/birn/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *