Lajme

Ndërron jetë dirigjenti i njohur shkodran, Kujtim Alija

Festivali i Këngës për Fëmijë, nga sot nuk do të ketë pjesë të saj një nga figurat simbol, “Mjeshtrin e Madh”, dirigjentin, pedagogun dhe organizatorin e palodhur, Kujtim Alija.

Ai u nda sot nga jeta pas një viti betejë me sëmundjen, duke lënë një boshllëk të madh në jetën artistike të qytetit të Shkodrës, por jo vetëm, edhe të shqiptarëve që janë rritur me imazhin e tij teksa drejtonte artistikisht fëmijët, talentet e reja.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

Alija u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, pasi nuk ia doli që të mposhte sëmundjen që po e mundonte prej muajsh.

Dalja e tij e fundit për media, ishte pikërisht nga Festivali i Fëmijëve në Shkodër që u mbajt më 4 korrik, ku u pa se sëmundja kishte lënë gjurmë në pamjen e tij, por jo në shpirt.

Përtej saj, ai vijoi deri në momentet e fundit të jetës misionin e tij, për të zbuluar talentet e reja e që nga Shkodra tha se përtej skepticizmit të krijuar sot për artin, ka ende talente që premtojnë për të ardhmen.

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024

Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *