Bota

Ndërron jetë “babai i dokumentarëve”, dominoi ekranet për 70 vjet

Ishte “babai i dokumentarëve”, një personazh i njohur dhe i dashur jo vetëm në Italinë e tij, por edhe në Shqipëri, që kur kanalet televizive italiane ishin të vetmet “dritare” të Perëndimit.

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare Piero Angela, gazetari i RAI që prej dekadash ka vënë firmën e tij në emisione mitike si Quark, Super Quark, Ulisse dhe shumë të tjera, vitet e fundit bashkë me djalin Alberto.

Erudit, muzikant i mirë jazz-i në rini, ndjekës i paepur i metodës shkencore dha racionale, Angela ka karakterizuar për 7 dekada televizionin italian, ndoshta një rekord botëror. Gjuha e tij e thjeshtë për të shpjeguar fenomenet e natyrës kanë mbledhur rreth ekranit gjenerata të tëra.

Lexo më shumë  Orban vërshëllehet në një tubim elektoral

Pak ditë më parë, gazetari kishte shkruar një letër lamtumire për publikun e tij. “Miq të dashur, më vjen keq që nuk mund të jem më me ju në një sezon të ri, pas 70 vitesh. Por edhe natyra ka ritmet e veta. Kanë qenë vite stimuluese që më kanë bërë të njohë botën dhe njeriun. Besoj se e kam bërë pjesën time, mundohuni edhe ju të bëni pjesën tuaj. Përqafime”.

Lexo më shumë  Orban vërshëllehet në një tubim elektoral

Të shumta kanë qenë reagimet nga institucionet italiane, ndër të parët kryeministri Draghi, i cili e ka cilësuar gazetarin si “një italian i madh, që ka bashkuar vendin si pak të tjerë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *