Bota

Ndërpritet shërbimi satelitor i internetit të Elon Muskut, shfaqen probleme edhe në Ukrainë

Shërbimi satelitor i internetit Starlink i Elon Muskut ka pasur një ndërprerje të shkurtër të hënën në mëngjes, duke ndikuar edhe në Ukrainë, ku ushtria e përdor si lidhje thelbësore për komunikim në vijën e frontit.

“Starlink aktualisht po përjeton ndërprerje të shërbimit. Ekipi ynë po heton”, thuhej në njoftimin zyrtar në faqen e kompanisë, pa dhënë hollësi të tjera.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Komandanti i forcave ukrainase për dronë bëri të ditur se “Starlink u fik përgjatë tërë vijës së frontit në orën 07:28 sipas kohës së Ukrainës .

Ai shtoi përmes një postimi në Telegram se në orën 08:02 shërbimi filloi të rikthehej gradualisht. Portali që monitoron ndërprerjet e internetit, Downdetector, raportoi se mbi 43 mijë përdorues në Shtetet e Bashkuara kishin hasur probleme me Starlink gjatë kësaj kohe.

Lexo më shumë  Suedia rrit buxhetin për mbrojtje, shpenzon 437 milionë dollarë për blerjen e dronëve ushtarakë

Starlink, i cili menaxhohet nga kompania SpaceX e Muskut, ofron shërbime interneti përmes një konstelacioni satelitor në orbitën e ulët të Tokës dhe përdoret gjerësisht në zona të largëta dhe rajone të konflikteve në mbarë botën.

Rruga Press

YouTube player