Ndërpriten negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës
Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko, ka thënë se aktualisht janë ndërprerë negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, shkruan BBC.
“Negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave,” u tha ministri i jashtëm gazetarëve në Nizhny Novgorod, Rusi.
Ndërkohë rikujtojmë se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një deklaratë të mëparshme për BBC-në tha se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë dhe se nga ana e tyre, “jo të gjitha urat diplomatike janë shembur”.
Zyrtarët ukrainas dhe rusë, që nga 29 shkurti nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë bisedimet. Që atëherë, të dyja palët kanë zhvilluar bisedime online. Moska ka akuzuar Kievin për ngecjen e bisedimeve dhe përdorimin e raporteve për mizoritë e kryera nga trupat ruse në Ukrainë për të minuar negociatat.
Rruga Press