Bota

Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Rusia po ndërhyn në sistemet e navigimit satelitor duke ndërprerë mijëra fluturime civile, kanë njoftuar ekspertët.

Bëhet e ditur se Deti Baltik, Deti i Zi dhe Mesdheu Lindor, rajonet ku ushtria ruse ka qenë më aktive, janë përballur me një rritje të ndërprerjeve në Sistemin e Pozicionit Global (GPS).

Kjo ka bërë që aeroplani të mos jetë në gjendje të pranojë sinjale GPS.

Në mars, një aeroplani në të cilin ndodhej Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, iu bllokua sinjali GPS ndërsa fluturonte afër territorit rus.

Ndërprerja e vazhdueshme bëri që linja ajrore Finnair të pezullonte fluturimet ditore për në qytetin e dytë më të madh të Estonisë, Tartu, për një muaj, shkruan BBC.

Kjo pasi aeorporti i Tartus mbështetet vetëm në GPS, ndryshe nga shumica e aeroporteve më të mëdha që kanë sisteme alternative navigimi që lejojnë aeroplanët të ulen edhe nëse sinjali humbet.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Pilotët po raportojnë raste të shumta dhe ne marrim më shumë se 100 raportime në muaj”, tha Juho Sinkkonen, zëvendëspresident i Finnair.

Sipas Cyrille Rosay, eksperte e lartë e sigurisë kibernetike në Agjencinë e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA), ky problem ekzistonte edhe përpara pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, por tani po përkeqësohet.

Të pyetur se ku qëndron faji, shtetet baltike thanë se “burimi i ndërhyrjes është Rusia”.

“Ne kemi prova se ajo vjen nga Rusia e cila po i shkel të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna.

Ministri gjithashtu tha se burimet e ndërhyrjes ndodhen pranë qyteteve ruse të Shën Petersburgut, Kaliningradit dhe Pskovit.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Siç raportohet, ndërhyrje në GPS ka pasur edhe në trafikun detar.

Madje, thuhet se ka raste të shumta “të mashtrimit” kur sinjalet legjitime zëvendësohen me ato të rreme, duke i dërguar kështu anijet në një vendodhje të rreme.

Por, sipas drejtorit të Qendrës Kërkimore për Studimin e Konfliktit, Keir Giles, Rusia po ndërhyn për arsye sulmi dhe mbrojtjeje.

Giles thotë se ndërsa shteti rus po teston aftësitë për të destabilizuar Evropën në kohë krize, ajo po përpiqet edhe të mbrohet nga sulmet me dronë dhe raketa.

E ndërsa Rusia ndërhyn në navigimin ukrainas, e kundërta është më e vështirë të ndodhë pasi shteti rus ka sistemin e vet satelitor të quajtur GLONASS.

YouTube player