KryesoreLajme

Nderohet Afrim Bunjaku në SHBA/ Të pranishëm edhe William Walker dhe kreu i ushtrisë shqiptare

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesëtarët e komunitetit të diasporës shqiptare në Uashington janë mbledhur ditën e sotme për të nderuar rreshterin Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës pasi u sulmua nga një grup terrorit serb mëngjesin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

I pranishëm në ceremoninë e nderimit për policin kosovar ka qenë edhe ambasadori William Walker. Në Ambasadën e SHBA-së në Uashington kanë qenë të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati.

Lexo më shumë  Investigimi/ Financimet e fshehta të PS nga ndërtuesit e kullave të Tiranës!

POSTIMI I PLOTË:

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në SHBA, pjesëtarët e komunitetit të diasporës sonë në Uashington D.C janë mbledhur për të nderuar rreshter Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës i vrarë në krye të detyrës nga terroristët e organizuar nga Serbia.

Bashkatdhetarët tanë kanë nderuar aktin heroik të rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të rendit dhe ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. I pranishëm ishte edhe miku i madh i Kosovës, ambasadori William Walker.

Për nder të heroit Afrim Bunjaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralmajor Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, vizituan Ambasadën e Kosovës në Uashington, D.C.

Rruga Press

Lexo më shumë  Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështetet në zgjedhje nga bashkëkryetari i SPD-së gjermane
YouTube player