Ndarja nga jeta e Sassolit, Kurti: Mik i Kosovës dhe burrë që solli vlera europiane
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Europian, Davide Sassoli, duke e cilësuar atë si një mik të Kosovës. Kurti me anë të një postimi në Twitter shprehet i pikëlluar nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të David Sassolit.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e David Sassoli-t, president i Parlamentit Evropian, mik i Kosovës dhe një burrë që vërtet solli vlera evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, ka shkruar Kurti.
Rruga Press