Ndalon sot së funksionuari, telefonat që nuk do të kenë më akses në WhatsApp
Versioni i ri i WhatsApp nuk do të jetë më i aksesueshëm nga një sërë telefonash të vjetër.
SHBA– WhatsApp përditëson vazhdimisht aplikacionin e tij në çdo sistem operativ në mënyrë që të përmirësojë sigurinë dhe listën e veçorive. Kërkesat minimale të harduerit vazhdojnë të rriten për të ekzekutuar veçoritë e reja. Telefonat inteligjentë të vjetër nuk do të kenë të hapësirë të ekzekutojnë aplikacionin e mesazheve në pronësi të Meta.
WhatsApp do të fillojë të heqë mbështetjen për disa pajisje Android, iOS dhe KaiOS që funksionojnë në versionet e vjetra, duke nisur nga dita e sotme. Aplikacioni do të ndalojë plotësisht së punuari në disa pajisje. Për të patur mundësi të përdorë versionin e ri të WhatsApp, përdoruesi nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të marrë një pajisje të re me mbështetje për aplikacionin.
Telefonat në të cilët WhatsApp do të ndalojë së funksionuari:
Apple: iPhone SE, 6S dhe Plus. iPhone-ët e vjetër që nuk mund të përditësohen pas iOS 10 do të humbasin aksesin.
Samsung: Samsung Galaxy Trend Lite, Galaxy Trend II, Galaxy SII, Galaxy S3 mini, Galaxy Xcover 2, Galaxy Core dhe Galaxy Ace 2.
LG: LG Lucid 2, Optimus F7, Optimus F5, Optimus L3 II Dual, Optimus F5, Optimus L5, Optimus L5 II, Optimus L5 Dual, Optimus L3 II, Optimus L7, Optimus L7 II Dual, Optimus L7 II, Optimus F6, Enact , Optimus L4 II Dual, Optimus F3, Optimus L4 II, Optimus L2 II, Optimus Nitro HD dhe 4X HD, dhe Optimus F3Q.
ZTE: ZTE Grand S Flex, ZTE V956, Grand X Quad V987 dhe Grand Memo.
Huawei: Huawei Ascend G740, Ascend Mate, Ascend D Quad XL, Ascend D1 Quad XL, Ascend P1 S dhe Ascend D2.
Sony: Sony Xperia Miro, Sony Xperia Neo L, Xperia Arc S.
Të tjerë: Alcatel One Touch Evo 7, Archos 53 Platinum, HTC Desire 500, Caterpillar Cat B15, Wiko Cink Five, Wiko Darknight, Lenovo A820, UMi X2, Faea F1 dhe THL W8.Mint