Lajme

Ndalohet kontrabandimi i mallrave nga Serbia

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin me mallra.

Sipas komunikatës dërguar mediave të martën, në orët e para të mëngjesit në hyrje të fshatit Pasjan është ndaluar vetura Mercedes me targa të Serbisë, e drejtuar nga i dyshuari M. S., si dhe vetura tjetër po ashtu Mercedes me targa të Serbisë e drejtuar nga i dyshuari Z. I. 

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

Njoftohet se gjatë kontrollit te vetura e parë janë gjetur dhe janë konfiskuar 35 arka me nga 20 shishe pije alkoolike, kurse te vetura e dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithashtu 29 arka me nga 20 shishe pije alkoolike.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar, malli i konfiskuar është përcjellë në terminalin doganor, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet nga njësiti kompetent”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Rruga Press

YouTube player