Lajme

Ndalohet kamioni plot bangladeshas në Igumenicë, shoferi shqiptar ia mbath në këmbë, iu kishte marrë emigrantëve nga 200 euro

Policia greke ka ndaluar në Igumenicë një kamion, që po tentonte të afrohej në kufirin e gjelbër greko-shqiptar.

Mediet greke raportojnë se drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë, kur ka pikasur policinë, dhe më pas ka braktisur kamionin, duke u larguar me vrap bashkë me pasagjerin.

Nga kontrolli në kamion janë gjetur 36 shtetas nga Bangladeshi, që kishin destinacion Shqipërinë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Ndërkohë, pas disa orësh u arrestua shoferi, shtetas shqiptar. Ky i fundit u kishte marrë nga 200 euro emigrantëve, për transport nga Peloponezi drejt kufirit shqiptaro-grek.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *