Opinion/Aktualitet

Ndalne hovin shqipe se doni me kalle shqiptarin e hajt!

Nga Nexha Gjema

Oooh ndalne hovin shqipe se doni me kalle shqiptarin e hajt!

Nji dite e ngritem boten n’kam tuj bertit: ”I’m proud to be Albanian”, menjeher ne tjetren dite: ”Na jemi ma te poshtrit ne bote…blla, blla…”. Bile menjeher pasojne thirrjet me e leshu Kosoven se ketu nuk jetohet!

Mule me gjujt gure e shkelma, britma e pshtyma n’tona anet, pa e kursy askend!

Nalnu pash neren, se ju jeni tuj ushtru dhune te njejte, si ata qe po i shani!

Une shume percjelle dokumentar te kriminalistikes, ngjarje makabre qe ndodhin kudo neper bote! Por, kurr, asnjeher nuk kam has ne nje reagim te tille si tek ne, qe menjeher, ne euforin tone emocionale, e perfshijme gjithe kombin dhe fillojme si me mitraloz me iu hy te gjitheve, prej institucioneve e deri tek taksisti…

KRIMET dhe DHUNIMET dallojne!

Cka eshte me e dhimshme dhe ende nuk gjej spjegim, se ne emisionin TABU sa here qe e kemi trajtu dhunen ndaj femres, me se paku ka pas shikueshmeri emisioni! E tani, po ato OJQ-ja qe ngrisin zanin per “feminizem”, kinse jane kunder dhunes ndaj femres, mendojne se me statuse ne facebook tuj sha e tuj derdhe lote krokodilli, mundohen me na tregu se cka nuk funksionon ne sistemin tone. E kur duhet me kontribu direkt ne keto qeshtje, me ngrite zanin, askush nuk pranon as me ardhe ne emision me fole. E di une sa kam hjek me gjete dike….tuj fillu prej institucioneve e deri te OJQ-et per te drejten e gruas. E njejte eshte edhe per problemet tjera ne shoqerin tone!

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kqyrni seriale turke, dreqi serialet ua hant, e knej shane qeverin!

Nje krim makaber qe ndodhi para dy jave, kur burri e vret me sepate gruan, menjeher e etiketuat si “dhune ndaj femres”!! AI ISHTE KRIM, jo dhune! Po kush me ju ndale, kush me iu tregu nga ata qe mirren me krimet se kjo ka te bej me gjendjen mendore te nje personi i cili ka qene dashte te kerkoj ndihme mjeksore! Po nejse…Ajo kaloj, e u harrua se ishte feste!

Gjithashtu, asnje ze nuk e leshuat qe po te njejten dite u liruan nga paraburgimi infermieret qe ushtruan dhune ndaj nje te vjetre ne azil! ASNJE! Me rendesi qe foton dhe videon e dhunimit e keni shpernda mjaftueshem edhe e keni nxjerr vnerin e jeni liru prej te keqtit neper fb-ja!

Nuk e etiketuat edhe policen ne Gjilan qe e vrau komplet familjen si dhune ne familje, apo ishte krim!

A mos kerkuat doreheqjen e atehershme te kryeministrit Ramush Haradinaj qe rrahu te shoqen e cila e denoncoi ne polici?

JO PRA!

As doreheqjen nga posti politik kur djemte e Lladrovcit ushtruan dhune ne dy police…

Gjunju tash qeveris se e keni gjet but, krejt ju, me media e me portale e me maca e kuca!

Mos me keqkuptoni, se nuk jam tuj e mbrojte as vrasesin, as dhunuesin, as viktimen. Fjalen e pata per reagimin tone mbarekombetar!

Jemi pisa!

Secili nga ne ushtrojme dhune cdo dite, cdo ore…Ushtrojme dhune psiqike ne secilin anetar te familjes, sidomos te ata qe jane te urte nga natyra, te sjellshem e te durueshem. Ne nxanesa, ne studenta, ne punetore, ne pacienta, ne kolege te punes, gjithandej!

Nje “kulture” qe njeriun me miresjellje mundohet me shkel, e si te ia shtrengon dhamt te respekton, nuk dine cka dmth qyteterimi dhe vlera. E knej, kerkoni vlera e na shitni fore te killavta!

Dhuna e krimi nuk ka gjini!

Neve na duhet EDUKATE e mirefillte tuj fillu ne familje, shkolla e institucione dhe funksionimi i ligjit. Kaq!

M’falni se e zgata pak 🥹

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *