BallinaLajme

Ndalimet e gazetarëve nga policia, KE: Zero tolerancë ndaj intimidimeve, kërcënimeve dhe dhunës ndaj medias

Komisioni Europian ka reaguar ashpër ndaj sjelljeve të Policisë së drejtuar nga Ardi Veliu, e cila ka shoqëruar dy gazetarë, Xhoi Malësia dhe Mili Xhani, gjatë protestave të ditëve të fundit.

Duke dënuar shoqërimin e gazetarëve në komisariat nga policia, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez i kujton Shqipërisë paketën e zgjerimit.

Lexo më shumë  Paturpësia për të pranuar mungesën e ilaçeve dhe mos bërjen e analizave, si normalitet në Shqipëri

“Paketa e zgjerimit 2020 tregon qartë nevojën për zero tolerancë për kërcënimet dhe intimidimet ndaj gazetarëve dhe mediave në rajon. Eshtë thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa kërcënim dhe pa dhunë, ngacmim dhe frikësim, për të siguruar që qytetarët të kenë akses në të gjithë informacionin e nevojshëm”, shkruan Ana Pisonero-Hernandez.

Lexo më shumë  Vrasësi i Liridona Ademajt: Naimi m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet

Policia shoqëroi dhunshëm dy gazetarët, edhe pse ishte në dijeni se ishin përfaqësues të medias. Gazetari Malësia u ndalua nga policia teksa raportonte “live” protestat qytetare, ndërsa gazetari Xhani u kap në derën e redaksisë së gazetës ku punon.

YouTube player