Lajme

Ndalesa e parë në Shqipëri, Von der Leyen nis turin në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e fillon turin e saj të vizitave në Ballkanin Perendimor me vizitën në Shqipëri. Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë në 28 shtator dhe më pas do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Në 29 shtator, Von der Leyen do të vizitojë Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë dhe në 30 shtator Bosnjë Hercegovinën.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Kjo është konfirmuar nga kabineti i presidentes. Eric Mamer, kryezëdhënësi i Komisionit Europian, është shprehur se gjatë vizitës së saj në rajonin e Ballkanit Perendimor, presidentja Von der Leyen do të rikonfirmojë perspektiven europiane te vendeve te rajonit dhe angazhimin e Bashkimit Europian ndaj tyre.

Vizita do të orojë mundësinë për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë edhe planin ekonomik dhe të investimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe asistencën shtatëvjeçare IPA III 2021-2027. Presidentja do të ndalet gjithashtu te evolucioni i çdo vend i Ballkanit Perêndimor, përfshirë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *