Ndahet nga jeta Enea Zhegu, protagonisti i ‘Tomka dhe shokët e tij’
Aktori shqiptar Enea Zhegu është ndarë nga jeta të dielën, në moshën 57-vjeçare.
Ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
Enea Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave të vjetër shqiptarë, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”.
Zhegu u bë i njohur për rolin e “Tomkës” që e luajti kur ishte fëmijë në filmin “Tomka dhe shokët e tij”.
Rruga Press