KryesoreLajme

Ndahen mbi 690 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati.

Gjatë këtij takimi, është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit me Komunën e Malishevës për financimin e projektit të infrastrukturës, që kap vlerën e 697 mijë euro.

Këto mjete sipas Durmishit i dedikohen projektit të realizimit të rrugës që shpie te Ujëvara e Mirushës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me komunën e Malishevës, për financimin e projektit të infrastrukturës, në vlerë prej 697 mijë euro. Këto mjete i kemi dedikuar për projektin e rëndësishëm të realizimit të rrugës që të shpie tek Ujëvara e Mirushës”, njoftoi në Facebook Durmishi.

YouTube player