Bota

Navalny thotë se korrupsioni është baza e shumë problemeve në botë

Kreu i opozitës ruse, Aleksei Navalny, iu bëri thirrje vendeve perëndimore që të luftojnë korrupsionin në nivel global, pasi sipas tij, ai është shkaku kryesor i shumicës së problemeve në botë.

Navalny përmes një letre të hapur, e cila u publikua nga gazetat perëndimore, thotë se derisa udhëheqësit perëndimorë përpiqen të zgjidhin problemet globale, siç janë luftërat, varfëria, migracioni, kriza klimatike dhe armët e shkatërrimit në masë, korrupsioni rrallë vendoset në krye të agjendës, edhe pse është shkaku i shumë prej krizave kryesore në botë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Letra e tij u publikua më 19 gusht një ditë përpara përvjetorit të parë të helmimit të tij në Siberi me një agjent nervor. Ai për helmimin e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, por Kremlini ka hedhur poshtë akuzat.

Navalny u burgos në muajin janar kur u kthye në Moskë nga Gjermania. Në Berlin ai kishte marrë trajtim mjekësor pas helmimit. Burgimi ka të bëjë me mosrespektimin e kushteve të një vendimi më të hershëm gjyqësor.

Kremlini ka thënë se dënimi me burg nuk është politik.

Presidenti rus Vladimir Putin ka goditur organizatat politike të Navalny dhe Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK). Fondacioni i Navalnyt prej vitesh ka bërë publike veprimet e dyshuara korruptive midis elitave politike dhe të biznesit rus.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Ekstremistët fetarë të të gjitha linjave e kanë më të lehtë të bëjnë propagandë derisa kundërshtarët e tyre po ngasin Rolls-Royce nëpër rrugët e vendeve të varfra. Krizat e migrimit shkaktohen nga varfëria dhe varfëria pothuajse gjithmonë shkaktohet nga korrupsioni”, shkroi Navalny.

Kritiku i Kremlinit tha gjithashtu se udhëheqësit perëndimorë duhet të tregojnë “vendosmëri dhe vullnet politik” për të luftuar korrupsionin./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *