NATO zbulon avionin spiun rus mbi Detin Baltik, forcat gjermane mobilizohen për ta larguar
Dy avionë luftarakë gjermanë të tipit Eurofighter u mobilizuan dje për të ndaluar një avion zbulues rus që fluturonte mbi Detin Baltik, sipas medias gjermane Deutsche Welle.
Komanda ajrore e NATO-s dha urdhrin për të gjurmuar avionin, i cili po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare me transponderët e tij të fikur dhe pa paraqitur një plan fluturimi.
Lexo më shumë Kurti merr letër urimi nga Kancelari i Austrisë: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën
Dyshohet se Moska përdor avionë të tillë për të mbledhur informacione rreth aktivitetit ushtarak të NATO-s në bregdetin Baltik, veçanërisht në Poloni, Gjermani, Danimarkë dhe Suedi.
Rruga Press
Lexo më shumë Demokratët Evropianë: Aleksandar Vuçiq merr fonde nga BE, por forcon lidhjet me Rusinë

