Bota

NATO-s do t’i duhen 35-50 brigada shtesë sipas planeve të reja të mbrojtjes

NATO-s do i duhen rreth 35 deri në 50 brigada shtesë për t’i realizuar planet e reja për t’u mbrojtur kundër ndonjë sulmi nga Rusia, raporton Reuters.

Një burim ushtarak nuk ka dhënë detaje të tjera për planin, meqë thuhet se janë informacione sekrete. Brigada përfshin rreth 3000 deri në 7000 trupa, prandaj gjenerimi i 35 deri 50 njësive do të paraqiste sfidë. 

Në një tjetër sfidës të NATO-s teksa e rinovon qëndrimin e saj për ta marrë seriozisht kërcënimin e një sulmi të mundshëm rus pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, një burim sigurie ka thënë se është që vetëm Gjermanisë do t’i duhet t’i katërfishojë kapacitetet e mbrojtjes ajrore.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Në një samit në Vilnius vitin e kaluar, liderët e NATO-s kanë rënë dakord për planet kryesore të mbrojtjes së aleancës në më shumë se tri dekada dhe zyrtarët kanë qenë duke punuar në përkthimin e dokumenteve në kërkesa konkrete ushtarake që nga atëherë.

Liderët e NATO-s pritet të bëjnë përditësim të planeve në Washington këtë javë, në samitin që shënon përvjetorin e 75-t të aleancës transatlantike të sigurisë.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Një zyrtar i NATO-s ka thënë se planifikuesit ushtarakë të aleancës kanë identifikuar “kërkesa të detajuara për trupat dhe armët e nevojshme për ta mbrojtur aleancën”.

“Mbrojtja ajrore dhe raketore, armët me rreze të gjatë, logjistika si dhe formacionet tokësore janë në mesin e prioriteteve kryesore”, ka thënë zyrtari. “NATO ka të ngjarë të vendosë objektiva më të kërkuara për aleatët, ndërsa zhvillojmë forca që mund t’i zbatojnë planet tona dhe të ballafaqohen me kërcënimet me të cilat përballemi. Ne kemi besim se parandalimi ynë është dhe do të mbetet i fortë”.

YouTube player