NATO: Rusia po përdor në Ukrainë bomba thërrmuese në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka prova që Rusia po përdor bomba thërrmuese në pushtimin e saj.
Në një konferencë shtypi, ai u tha gazetarëve: “Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.”
Ai gjithashtu thotë se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje, por premton ndihmë të tjera për Kievin dhe i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit menjëherë.
Rruga Press