Bota

NATO për situatën në veri: Forcat tona janë në gatishmëri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO-ja është e fokusuar në situatën e krijuar në veri të Kosovës, derisa bëri thirrje për ulje të tensioneve.

Ai deklaroi të martën për “France 24”, se forcat e NATO-s janë vigjilente, të vëmendshme, të gatshme dhe se po e “përcjellin situatën nga afër”. NATO-ja dhe BE-ja po punojnë së bashku.

“Mesazhi im për të gjitha palët e shqetësuara është të përmbaheni nga retorika dhe veprimet përshkallëzuese si dhe të ndihmoni në uljen e tensioneve. Forcat tona atje janë të gatshme, vigjilente. NATO-ja dhe BE-ja po punojnë ngushtë së bashku”, deklaroi Stoltenberg.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

Në veri të vendit vazhdojnë të mbesin barrikada të vendosura nga serbët, që nga e shtuna.

Qëkur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përpoqën të hyjnë në objektet e tyre në katër komunat në veri të Kosovës, për t’i organizuar zgjedhjet e parapara për këtë fundjavë, në veri ka pasur sulme ndaj Policisë dhe zyrtarëve të KQZ-së.

Shok-bomba e madje edhe sulme me armë kanë përcjellë këto ditë veriun. Një polic është plagosur si pasojë e të shtënave në Zveçan.

Lexo më shumë  Vuçiqi takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin

Një ish-polic serb i Kosovës është arrestuar për këto sulme. Serbët lokalë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, që janë mbyllur përkohësisht.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë reaguar pas bllokimit të rrugëve duke kërkuar nga Serbia t’i heqë barrikadat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *