Bota

NATO paralajmëron Rusinë: Të ndalen shkeljet e hapësirave ajrore

NATO paralajmëroi Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese” të shkeljeve të hapësirave ajrore në krahun e saj lindor, pasi aleanca mbajti bisedime urgjente pas inkursionit të javës së kaluar në Estoni.

“Rusia mban përgjegjësinë e plotë të këtyre veprimeve, që përshkallëzojnë situatën, që rrezikojnë të ketë keqllogaritje dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Këto veprime duhet të ndalen”, tha aleanca ushtarake prej 32 anëtarësh përmes një njoftimi.

Lexo më shumë  Trumpi shpall tarifa të reja për vendet që tregtojnë me Iranin

“Rusia nuk duhet të dyshojë: NATO dhe aleatët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe joushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar të gjitha kërcënimet nga të gjitha drejtimet”.

Në njoftim u shtua se NATO “do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrën, kohën që zgjedh” dhe se angazhimi i aleancës për paktin e saj të mbrojtjes kolektive mbetet “i pathyeshëm”.

Lexo më shumë  Shefi i OBSH-së: Mbi 18.500 persona ende kanë nevojë për evakuim urgjent mjekësor nga Gaza

Estonia thirri konsultimet emergjente sipas Nenit 4 të traktatit themeltar të NATO-s pasi avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore për 12 minuta të premten e kaluar.

Rruga Press

YouTube player