BotaKryesore

NATO nuk mund të jetë ‘naive’ në lidhje me ‘lëvizjet ushtarake’ të Kinës, thotë Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte të martën ngriti shqetësimin për grumbullimin e armëve dhe stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit.

“Kina po mbështet përpjekjet e Rusisë. Kina po ndërton forcat e saj të armatosura, duke përfshirë marinën e saj, me një ritëm të shpejtë”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë vizitës së tij të parë në Japoni që nga fillimi i mandatit të tij.

“Ne nuk mund të jemi naivë dhe duhet të punojmë së bashku, të vlerësojmë atë që po ndodh”, shtoi shefi i NATO-s nga porti i marinës japoneze të Yokosuka.

Komentet e Rutte pasojnë një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e kaluar, në të cilin shefi i aleancës theksoi se kërcënimet globale të sigurisë janë më të ndërlidhura se kurrë dhe se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është çelësi për të garantuar sigurinë e NATO-s.

Lexo më shumë  Kreu i inteligjencës evropiane: Putini nuk ka plan të ndalë pushtimin në Ukrainë

“Ne po shohim se çfarë po bën Kina”, ka thënë ai, duke përmendur edhe faktin se rusët po punojnë së bashku me koreano-veriorët, me kinezët, me Iranin.

Ish-kryeministri holandez tha gjithashtu se NATO është e shqetësuar për stërvitjet ushtarake të Kinës pranë Tajvanit dhe “ne i ndjekim ato nga afër”.

Shtetet e Bashkuara duan që anëtarët e NATO-s të përfshihen më shumë në rajonin Indo-Paqësor, ka thënë më tej Rutte.

Lexo më shumë  2019-2025/ Të rinjtë në Shqipëri do të tkurren me 40%

Ai përshëndeti udhëtimin e fundit të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Pete Hegseth në Japoni për të siguruar angazhimin e Uashingtonit për të forcuar aleancën e tij me Japoninë dhe praninë në rajon.

Ai theksoi rëndësinë e tij, duke vënë në dukje se Japonia është i vetmi anëtar i Grupit të Shtatë që nuk është në NATO.

NATO ka forcuar gjithashtu lidhjet e saj me Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re, të njohura si IP4, në vitet e fundit – një veprim që është kritikuar nga Pekini, i cili ka frikë se Uashingtoni po kërkon të krijojë një aleancë të ngjashme me NATO-n në rajon.

YouTube player