Bota

NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë pasi Putini nisi sulmet ‘vrasëse’ në të gjithë Ukrainën

NATO ka ngritur në ajër aeroplanët luftarakë gjatë natës, pasi Rusia nisi një nga sulmet e saj më vdekjeprurëse në kryeqytetin e Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Të paktën dhjetë persona u vranë dhe më shumë se 70 u plagosën në sulmet me raketa në kryeqytetin Kiev, me blloqe apartamentesh dhe shtëpi të goditura.

Gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë u dërguan gjithashtu me urgjencë në spital në sulmin vdekjeprurës

Lexo më shumë  Merzi zotohet për përkrahje të Ukrainës, paralajmëron sanksione të tjera ndaj Rusisë

Forcat e armatosura të Putinit goditën gjithashtu Kharkivin, rajonin e Poltava, Pavlohrad, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Zhytomyr.

Komanda operacionale polake njoftoi se kishte ngritur në ajër aeroplanët e saj dhe të NATO-s për shkak të intensitetit të bombardimeve të Putinit në Ukrainë.

“Për shkak të aktivitetit të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, i cili po kryen sulme ndaj objektivave të vendosura, ndër të tjera, në Ukrainën perëndimore, operacioni i aeroplanëve polakë dhe aleatëve ka filluar në hapësirën ajrore polake”, thuhet në një deklaratë, shkruan telegrafi.Komandanti “aktivizoi të gjitha forcat dhe burimet në dispozicion. Këto masa synojnë të garantojnë sigurinë në zonat në kufi me rajonet e kërcënuara”, u tha ndër tjera.

Lexo më shumë  “Kriminel lufte”, Estonia vendos një pankaratë të madhe në kufi me Rusinë – e barazon Putinin me Hitlerin

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit