Bota

NATO mund të rrëzojë raketat ruse që i afrohen kufijve të saj – thotë zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë

NATO po konsideron të rrëzojë raketat ruse që i afrohen shumë kufijve të saj.

Kështu citojnë mediat botërore, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Andrzej Szejna, për median polake RMF24.

Szejna tha se “(Rusia) e dinte se nëse raketa lëvizte më tej në Poloni, ajo do të rrëzohej. Do të kishte një kundërsulm”.

“Koncepte të ndryshme janë duke u analizuar brenda NATO-s, duke përfshirë që raketa të tilla të rrëzohen kur ato janë shumë afër kufirit të NATO-s”, shtoi ai, duke vënë në dukje se kjo do të kishte nevojë për miratimin e Ukrainës nëse do të ndodhte, përcjell Telegrafi.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Komentet e tij vijnë pasi forcat e armatosura të Polonisë thanë se Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë në orën 4:23 të mëngjesit të dielën në mëngjes me një raketë të lëshuar në objektiva në Ukrainën perëndimore.

Polonia është anëtare e NATO-s.

Ambasadori i Rusisë në Poloni, Sergei Andreyev, u thirr në ministrinë e jashtme në Varshavë, por nuk u paraqit. Ai i tha agjencisë shtetërore RIA Novosti se kjo ishte për shkak se pala polake nuk dha prova për ndonjë shkelje të hapësirës ajrore.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ndryshe, ka pasur shkelje të tjera të raportuara të territorit polak që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës dy vjet më parë.

YouTube player