Bota

NATO miraton planin e përgjithshëm për mbrojtjen nga një sulm i shumëfishtë nga Rusia

Aleanca e Atlantikut të Veriut pritet të miratojë sot një plan të përgjithshëm për mbrojtjen nga Rusia dhe një sulm eventual i saj në Baltik dhe Detin e Zi. Agjencia e lajmeve, “Reuters” raporton se plani merr në konsideratë kërcënimet e shekullit tonë, duke vlerësuar një sulm në disa fronte, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore dhe hakerimin e rrjeteve kompjuterike.

Plani konsideron më tepër kërcënimet e shekullit të 21-të dhe mënyrën e përballjes me to

është shprehur ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Britania paralajmërojnë BE-ne: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus

Ndonëse Rusia ka mohuar se ka synime agresive ndaj NATO-s, aleatët perëndimorë që kanë autorizuar përpilimin e dokumentit me titull: “Koncepti për Frenimin dhe Mbrojtjen në Zonën Euro-Atlantike” është i nevojshëm ndërkohë që Rusia po zhvillon sisteme të avancuara armatimi dhe dislokon trupa në kufijtë e aleatëve.

Nuk është e qartë sesi ky plan do të ndikojë nismat për autonominë strategjike të Europës dhe krijimin e një sistemi europian të mbrojtjes./res/

Lexo më shumë  Gjermania dhe Britania paralajmërojnë BE-ne: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *