Bota

NATO-ja emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Patrick Turner është emëruar për të udhëhequr Përfaqësimin e NATO-s në Ukrainë (NRU).

Gjatë samitit të NATO-s të mbajtur në Uashington javën e kaluar, Stoltenberg për krijimin e NRU-së dhe për postin e përfaqësuesit të lartë civil, që do të udhëheqë atë.

Stoltenberg tha se Truner është një “shërbyes i përkushtuar publik” që ka një historik të mirë të arritjes së rezultateve.

Lexo më shumë  CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

Turner është mbështetës i fuqishëm i Ukrainës, shtet që po përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia më 2022.

Ai ka shërbyer si sekretar i Mbrojtjes i Britanisë para se të bëhej ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për politika të mbrojtjes dhe planifikimit, post që e ka mbajtur nga viti 2018 deri më 2022.

Sipas njoftimit, Turner do të nisë detyrën në Kiev në shtator të këtij viti.

Lexo më shumë  Gjermania “hakmerret” ndaj Musk, pezullon aktivitetet në platformën X
YouTube player