Bota

NATO-ja “blindon” kufirin lindor, për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë

NATO-ja pritet të vendosë forca dhe pajisje ushtarake në krahun e tij lindor për herë të parë që nga përfundimi i Luftë së Ftohtë, ka njoftuar të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka thënë se me vendosjen e mbi 40 mijë trupave në krahun lindor, do të mundësohet një përgjigje më e shpejtë nga aleanca në rast të një kërcënimi, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s.

“Do të kemi më shumë prezencë, sidomos në Lindje, më shumë prani të formacioneve luftarake. Do të kemi më shumë pajisje të para-pozicionuara. Unë mendoj se lufta në Ukrainë ka treguar nevojën për furnizime. Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, do të kemi forca të paracaktuara në vende specifike në Lindje, të lidhura me planet tona të mbrojtjes”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë se në këtë drejtim po punohet me Gjermaninë, ndërsa janë duke pritur që aleatët tjerë të bëjnë oferta të ngjashme në mënyrë që të mbrohen territoret e veçanta.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Liderët e NATO-s në samitin e tyre në fund të këtij muaji do të miratojnë një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën për të modernizuar ushtrinë e saj.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, në një konferencë për media përpara takimit 2-ditor të shefave të mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancws, theksoi se aleatët e NATO-s janë të përkushtuar për të ofruar pajisje ushtarake për Ukrainën, përfshirë armë të rënda dhe sisteme raketore me rreze të gjatë si dhe të rrisin mbështetjen praktike për vendin dhe partnerët e tjerë në rrezik, përfshirë Bosnjë e Hercegovinën dhe Gjeorgjinë.

Stoltenberg tha se ai pret që liderët e NATO-s në samitin e tyre në Madrid të bien dakord për një paketë gjithëpërfshirëse të ndihmës për Ukrainën, duke ndihmuar Ukrainën në një afat më të gjatë që të ndryshojë pajisjet e epokës sovjetike në pajisjet moderne të NATO-s.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Ai konfirmoi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, po ashtu është i ftuar në samit dhe tha se preferon të mirëpresë personalisht liderin ukrainas në vend të lidhjes për videos.

Takimi, që vazhdon edhe ditën e premte, sipas shefit të NATO-s do të trajtojë edhe nevojën për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen si përgjigje ndaj realitetit të ri të sigurisë.

Siç tha Stoltenberg, ndryshimet do të përfshijnë “më shumë prani, më shumë aftësi dhe gatishmëri të lartë” me më shumë trupa të NATO-s të vendosura në tokë, në ajër dhe në det në krahun lindor si dhe në hapësirën kibernetike.

Liderët e NATO-s pritet të japin ‘dritën e gjelbër’ përfundimtare për reformat në samitin në Madrid.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *