Bota

NATO i bën thirrje Putinit të fillojë negociatat e paqes

Me rastin e Ditës së Fitores, më 9 maj, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Moskës që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të fillojë negociatat e paqes.

Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë më 9 maj, ku shënon Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

“I bëj thirrje edhe një herë presidentit Putin, më 9 maj, që të përfundojë menjëherë luftën, të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të fillojë negociatat e paqes. Ne qëndrojmë fort në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë këtë vend të mbrohet”, ka thënë Stoltenberg për gazetën gjermane, WELT, të hënën.

Lexo më shumë  Raporti i fshehtë zbulon të metat e trupave të Putinit, dhjetëra bomba të ushtrisë së Kremlinit bien “aksidentalisht” në territorin rus

Ish-kryeministri norvegjez theksoi se Moska vazhdimisht e ka përdorur Ditën e Fitores në të kaluarën për të përhapur të pavërteta për Perëndimin dhe për të kritikuar NATO-n.

“Për më shumë se shtatë dekada ne ishim në gjendje të parandalonim luftën për aleatët tanë. NATO është një aleancë mbrojtëse dhe kriza aktuale tregon se është jetike për Evropën dhe Amerikën e Veriut që të qëndrojnë së bashku në NATO për të siguruar paqen dhe për të mbështetur vlerat e lirisë dhe demokracisë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Ukraina zmbraps një tjetër komplot rus për të rrëzuar Zelenskyn: 4 arrestime

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *