Bota

NATO do të diskutojë rritjen e pranisë ushtarake në Evropë

Takimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel më 16-17 shkurt

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të mblidhen për të diskutuar rritjen e pranisë ushtarake të aleancës në Evropën Lindore dhe Juglindore pas tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel më 16-17 shkurt. Në axhendën e ministrave përfshihet rritja e grumbullimit ushtarak të Rusisë në kufirin e Ukrainës dhe se çfarë mund të bëjë aleanca kundër tensioneve në rritje për këtë arsye.

Në muajt e fundit pas përshkallëzimit të tensioneve me Rusinë, NATO ka forcuar praninë ajrore, detare dhe tokësore të vendeve baltike në lindje të Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Brenda disa javësh numri i ushtarëve me detyrë në 4 njësitë luftarake në kuadër të Pranisë së Përparuar të Zhvilluar të Aleancës në vendet baltike dhe Poloni u rrit nga 4 mijë në 5 mijë.

Në këtë rajon prania është rritur edhe me anijet dhe avionët luftarakë të dërguara nga Danimarka, Holanda, Spanja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Gjithashtu në Rumani dhe Bullgari në javët e fundit është rritur numri i ushtarëve dhe avionëve luftarakë të vendeve të NATO-s. Përforcimet ushtarake në këto dy vende janë kryer kryesisht nga SHBA-ja, Italia, Gjermania dhe Spanja. Aktualisht në Rumani ndodhen mbi 2 mijë ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s.

Këto përforcime aktualisht përbëhen nga evakuimet kombëtare të këtyre vendeve dhe komandat e elementëve ushtarake të dërguara i përkasin vendeve dërguese. Pritet që në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të merret një vendim që këto njësi ushtarake të vendosen nën ombrellën e NATO-s.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Planifikohet që prania e NATO-s në Evropën Lindore të jetë afatgjatë. Parashikohet që një njësi ushtarake të vendoset në Rumani e cila javën e kaluar u vizitua edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Po ashtu diskutohet edhe vendimi për praninë e njësive ushtarake në pika të tjera të Evropës Juglindore.

Thuhet se këto vendime do të diskutohen në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s. Pritet që nga takimi të dalë një konsensus dhe në pranverë një vendim përfundimtar lidhur me çështje të tilla si planifikimi për dislokimet, përfshirja dhe madhësia e njësive.

Ndërkohë vihet në dukje se Franca ka shprehur dëshirën të jetë vendi kuadër për njësinë luftarake që pritet të vendoset në Rumani. Franca dëshiron të kryejë udhëheqjen e njësisë luftarake që do të vendoset në Rumani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *