Bota

“Natë e errët dhe e frikshme pret miliona ukrainas”

Charles Stratford i Al Jazeera, duke raportuar nga qyteti i Mariupol, në Ukrainën lindore, thotë se forcat ruse duket se po përpiqen të synojnë pozicionet ushtarake Ukrainase me sulmet e tyre, transmeton Rruga Press.

“Ukrainasit po përgjigjen – breshëria të cilës po i nënshtrohen ia dikton këtë”, tha ai.

Stratford shtoi se atmosfera në Mariupol, por edhe në pjesë të tjera të Ukrainës, po bëhet gjithnjë e më ogurzezë me ardhjen e natës.

Lexo më shumë  Shefi i OBSH-së: Mbi 18.500 persona ende kanë nevojë për evakuim urgjent mjekësor nga Gaza

“Tani po errësohet dhe na është thënë nga autoritetet këtu se ata do të inkurajojnë njerëzit të mos përdorin dritat e tyre, kështu që do të jetë një natë shumë e errët dhe shumë e frikshme për miliona ukrainas,” tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Trumpi shpall tarifa të reja për vendet që tregtojnë me Iranin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *