Bota

NASA: Shpërthimi në Tonga 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Studiuesit e NASA-s kanë përllogaritur fuqinë e shpërthimit në Tonga, të shtunën e kaluar. Sipas tyre, ai është 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

James Garvin, kryeshkencëtari në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s Goddard, tha për radion NPR se “numri që ne kemi arritur është rreth 10 megaton – 10 milionë tonelata, ekuivalent i TNT”.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Shpërthimi u dëgjua deri në Alaskë dhe sipas Michael Poland, i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, mund të jetë shpërthimi më i fortë në tokë që nga viti 1883, kur shpërtheu vullkani Krakatoa në Indonezi. Tri ditë pas shpërthimit, Tonga mbetet ende e shkëputur nga bota. Kabllot e komunikimit nënujor janë prerë dhe aeroporti është mbuluar me hi, duke penguar mbërritjen e fluturimeve të ndihmës në kryeqytetin Nuku’alofa.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player