NASA realizon me sukses misionin historik, anija e saj kozmike prek Diellin
SHBA – NASA ka arritur të dërgojë me sukses në Diell anijen e saj kozmike, e cila ‘u zhyt’ në atmosferën e paeksploruar diellore të njohur si korona, duke kaluar vetëm tetë milionë milje nga bërthama. Sonda diellore ‘Parker’ e NASA-s luftoi me temperatura prej 2370F dhe rrezatim 500 herë më të fortë se në Tokë, ndërsa bëri afrimin e saj me trupin qiellor, duke kaluar më në fund përmes atmosferës së sipërme të tij.
Fluturimi ndodhi në prill, por shkencëtarët nuk e kanë konfirmuar më parë për shkak se sonda ka udhëtuar përmes koronës, ndërsa kanë pritur muaj që të dhënat të mbërrinin nga anija kozmike.
“Sonda Diellore Parker “duke prekur Diellin” është një moment historik për shkencën diellore dhe një arritje vërtet e jashtëzakonshme,” tha Thomas Zurbuchen, administratori i asociuar për Drejtorinë e Misionit të Shkencës në NASA, në një deklaratë në një takim me Unionin Gjeofizik Amerikan.
Rruga Press