Napoli prezanton fanellën unikale, për nder të Maradonës
ITALI-Napoli kujton Diego Armando Maradonën një vit pas vdekjes së tij. Presidenti i klubit, De Laurentiis në tre ndeshjet e kampionatit për muajin nëntor do të luajë me një uniformë ndryshe. Fanella për Maradonën u prit me entuziasëm nga tifozët, ndërkohë në faqen zyrtare të klubit shkruhej.
“Napoli nderon Diego Armando Maradonën, simbolin e madh, kampion të një epoke dhe ikonën e padiskutueshme të futbollit botëror, duke i dedikuar atij fanellën speciale të Maradona Game”.
Fanella për Maradonën do të shpërndahet në tre variante ngjyrash, në një edicion të kufizuar prej 1926 copash, për secilën ngjyrë. Versioni i përdorur në ndeshjen Napoli-Verona do të jetë i disponueshëm duke filluar nga 7 nëntori. Një pjesë e të ardhurave nga shitjet do të shkojnë për iniciativat sociale bamirëse që klubi po identifikon.
Kështu lojtarët e Napolit do të luajnë me këtë fanellë ndeshjet e kampionatit kundër Veronës (7 nëntor), Interit (21 nëntor) dhe Lazios (28 nëntor). Zgjedhja padyshim nuk është e rastësishme, sepse më 25 nëntor të vitit 2020 ndërroi jetë Maradona.