Sport

Nagelsmann në alarm, Covidi dhe dëmtimet përgjysmojnë skuadrën e Bayernit

Bayern Munchen është në emergjencë totale. Teksa rivalët e Dortmund i janë afruar me vetëm 1 pikë larg në renditje, bavarezët kanë probleme edhe më të mëdha për sfidën e së Shtunës me Bielefeld e për më tepër më 4 dhjetor ndaj rivalëve të përhershëm, pikërisht Borussia Dortmund.

Siç dihet, dy lojtarë janë të izoluar pasi kanë rezultuar me covid-19 dhe bëhet fjalë për Kimmich e Choupo-Moting por nuk mbaron këtu lista e të padisponueshmëve.

Lexo më shumë  Jep dorëheqje Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës

Trajneri Nagelsmann është alarmuar pasi disa lojtarë të tjerë si mbrojtësit Niklas Süle dhe Josip Stanisic, sulmuesit Serge Gnabry dhe fantazisti Jamal Musiala, të gjithë të prekur nga Covid kohët e fundit, sapo janë rikthyer në skuadër dhe nuk mund të luajnë ndaj Bielefeld madje edhe ndaj Dortmundit mund ta nisin në stol.

Lucas Hernandez, i cili ka patur një problem të vogël fizik do të sforcohet për të luajtur  ndërsa Tanguy Kouassi, i goditur në shpatull, do të qëndrojë në pushim, ashtu si edhe Marcel Sabitzer, mesfushori austriak.

Lexo më shumë  Jep dorëheqje Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës

Pra praktikisht 8 lojtarë të skuadrës janë jashtë për Bayernin kur sfida e madhe me Dortmundin po afron./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *