Nagavci: Prishtina për herë të parë është mikëpritëse e Konferencës Ndërkombëtare të Inspektorateve një rrjet global që bashkon 45 inspektorate dhe institucione të vlerësimit të arsimit nga mbarë bota
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci nga rrjetet sociale njoftoi se Prishtina është bërë mikëpritëse e Konferencës Ndërkombëtare të Inspektorateve një rrjet global që bashkon 45 inspektorate dhe institucione të vlerësimit të arsimit nga mbarë bota.
Statusi i Plotë më poshtë:
Për herë të parë Prishtina është nikoqire e Konferencës Ndërkombëtare të Inspektorateve (SICI), një rrjet global që bashkon 45 inspektorate dhe institucione të vlerësimit të arsimit nga mbarë bota.
Në fjalën e mirëseardhjes theksova se mbarëvajtja dhe sigurimi i cilësisë së arsimit, krahas sigurisë së nxënësve dhe stafit mësimor, janë në thelb të punës së Inspektoratit të Arsimit – një detyrë delikate por me rëndësi jetike. Ndaj në MASHTI kemi ndërmarrë një ristrukturim të tërësishëm të Inspektoratit të Arsimit, duke aplikuar një sistem cilësor të përzgjedhjes së inspektorëve të rinj.
Fakti që organizimi i Konferencës kësaj radhe i është besuar Inspektoratit tonë në Kosovë është tregues që puna jonë po shkon në drejtimin e duhur.
Urime për organizimin dhe punime të mbara Konferencës!
Rruga Press

