Nagavci: Organet e drejtësisë të marrin masa për sülmín sëksüal ndaj nxënëses në Deçan
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka dënuar ashpër sulmin seksual ndaj vajzës së mitur në një shkollë të Deçanit nga një mësimdhënës.
Nagavci ka thënë se pret që organet e drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë rast.
“E drejta për fëmijëri në mirëqenie, është e drejtë e secilit fëmijë. E dënoj ashpër rastin e publikuar sot për sjellje të pahijshme ndaj një nxënëse në një shkollë të Deçanit. Pres që organet e drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me prioritet dhe të merren masat e duhura. Është obligim i të gjithë neve që të sigurojmë ambiente të sigurta për fëmijët”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo më tej ka përmendur tri propozime që i ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë në vitin 2021 për përfshirje në Kodin Penal, të cilat sipas saj, kanë të bëjnë me ashpërsim të dënimit në rast të ngacmimit seksual ndaj fëmijëve.
I dyshuari për sulm seksual ndaj një fëmije në Deçan është ndaluar për 48-orë, teksa Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ndaj të pandehurit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Nga kjo Prokurori kanë njoftuar se bëhet fjalë për një mësimdhënës në këtë komunë, i cili e ka sulmuar seksualisht një vajzë brenda institucionit shkollor.
Nagavci: Organet e drejtësisë të marrin masa për sulmin seksual ndaj nxënëses në Deçan
Rruga Press