KryesoreLajme

Nagavci njofton hapjen e thirrjes për mësimdhënësit që duan të marrin Licencën e avancuar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se sot është hapur thirrja për aplikim për mësimdhënësit që duan të marrin Licencën e avancuar për mësimdhënie.

“Kjo është thirrja e parë publike që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë”, deklaroi Nagavci.

Udhëheqësja e dikasterit të Arsimit bëri me dije se thirrja vlen për mësuesit e arsimit fillor, ata të lëndës së matematikës në arsim të mesëm të ulët dhe të lartë, dhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe në arsim të mesëm të ulët e të lartë.

“Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-Kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës. Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim”, shtoi Nagavci.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut shpall gjendje të jashtëzakonshme ushtarake

Megjithatë, të drejtë aplikimi për këtë licencë kanë vetëm mësimdhënësit që paraprakisht posedojnë licencën e karrierës dhe kanë mbajtur së paku 200 orë për zhvillim profesional.

Ky është njoftimi i plotë i Nagavcit:

Hap i rëndësishëm drejt avancimit të performancës së mësimdhënësve.

Në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të performancës së tyre kemi hapur sot thirrjen për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie.

Kjo është thirrja e parë publike që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë. Thirrja vlenë për mësimdhënësit e profileve si më poshtë:

Lexo më shumë  Sillet para gjykatës një nga të arrestuarit për sulmin në Zubin-Potok

1. Mësues të arsimit fillor;

2. Mësimdhënës të lëndës “Matematikë” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML);

3. Mësimdhënës të lëndës “Gjuhë shqipe” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML).

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës.

Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim.

Suksese!

Rruga Press

YouTube player