KryesoreLajme

Nagavci: Kundërkushtetuese shpërndarja e Kuvendit, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se shpërndarja e Kuvendit bie ndesh me Kushtetutën, derisa njoftoi se sot, 6 mars, LVV do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

“Nuk ka asnjë arsye se pse duhej të ndodhte një akt i tillë sot në mëngjes. Me kërkesën e Qeverisë sot në 14:00 ka qenë e ftuar një seancë për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë rreth 100 milionë euro projekte me interes të qytetarëve”, ka thënë ajo në konferencë për media.

Lexo më shumë  28 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

Nagavci ka shtuar se Vetëvendosja ka bërë çfarë  ka pasur në dorë për të shmangur edhe një palë zgjedhje.

“PDK-ja insistonte se posti i presidentit u takon atyre ndonëse kishin 22 vota në Kuvend. Kur u pyetën për emrin, nuk e bënë publik. Edhe PDK edhe LDK kanë refuzuar të propozojnë kandidat të tyre. Edhe presidentja Osmani nuk pranoi nënshkrimet e LVV duke kërkuar që kandidatura e saj të bëhej vetëm me garantim të rezultatit dhe votave të gjithë deputetëve tanë”, potencoi ajo.

Lexo më shumë  President nga populli, LVV: Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet e Presidentes Osmani

Ndërsa nuk ka përmendur emër konkret, Nagavci ka thënë se “ne kemi qenë të vetëdijshëm që ka shumë palë dhe grupe të interesit që u ka penguar mbështetja e madhe e qytetarëve për LVV-në dhe Kurtin”.

YouTube player