Lajme

Naftëtarët vijojnë protestën para uzinës në Ballsh: Kërkojmë pagat e prapambetura!

Paraditen e sotme, naftëtarët e Ballshit kanë shkuar sërish për të protestuar tek uzina.

Naftëtarët kërkojnë që ish-përfaqësuesi i sindikatës Kamber Iljazi dhe përfaqësuesi ligjor që ka marrë përsipër procesin gjyqësor për pagat e prapambetura të paraqiten para tyre dhe të japin shpjegime.

Një prej naftëtarëve tregoi se 300 persona kanë paguar nga 5000 lekë ndërsa deklaroi se do të drejtohen drejt komisariatit për të bërë akuzë penale ndaj personave që e kanë lënë procesin pas dore.

Ndërsa një naftëtarë tjetër bëri thirrje për të marshuar drejt Tiranës në këmbë.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

“Ne kemi pohuar që kemi nga 2015 që  punonjësit e uzinës kanë fituar gjyq. E ka hapur kryetari i sindikatës, Kamber Iljazi së bashku  me Taf Kolecin. Sipas informacioneve që kemi deri tani na është thënë që gjyqin e kanë fituar 500 të parët. Janë edhe 497 persona në proces gjyqësor.

Kamber Iljazi të paraqitet e të na thotë si kanë shkuar gjërat. Ne kemi paguar një 50 mijë lekëshe. Nuk e dimë pse heziton,” shprehet një prej naftëtarëve.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Mallakastrës janë shoqëruar nëntë naftëtarë të Ballshit për t’u marrë në pyetje për incidentet gjatë protestës të së hënës.

Lexo më shumë  Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet

Ata u poceduan këtë mëngjes pasi akuzohen se kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e rafinerisë dhe kanë dëmtuar derën kryesore. Naftëtarët po ndiqen në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Prej dy javësh naftëtarët kanë protestuar disa herë pasi në uzinë kanë hyrë mjete dhe persona të cilët duan të dëmtojnë rafinerinë. Po nga ana e saj Ministria e Infrastrukturës i ka përgënjeshtruar duke thënë se nuk është ofruar asnjë blerës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *