Lajme

Naftëtarët: “Kjo rafineri është e naftëtarëve. Kemi ndenjur pa u paguar për 13 muaj”

“Deri sa të shlyhen një më një naftëtarët, nuk shkel njeri këtu, vetëm mbi trupin tonë futen këtu. Boll kemi bërë negociata. Nëse duan që palët të zhdukin gjurmët e krimit, të bëjnë hesapet e tyre.

Deri sa të likujdohen të gjithë naftëtarët, kjo rafineri do bëhet skrap nga ata dhe jo nga të tjerët. Jemi informuar që ka kaluar një mbështetje financiare, nuk është zbardhur asgjë në fletoren zyrtare, por ne jemi të shqetësuar nga disa zëra që qarkullojnë. Kjo rafineri është e naftëtarëve. Kemi ndenjur pa u paguar për 13 muaj.

Me pak investime, kjo rafineri kthehet në punë, pse nuk e vënë në punë?”, thotë Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *